“39 formacione të ndryshme! Luis Enrique, çfarë dreqin po bën?!”

Në Francë nuk janë të kënaqur me punën e Luis Enriques në pankinën e PSG-së. Kampionët e Francës humbën 2-3 çerekfinalen e parë të Championsit përballë Barcelonës, duke komplikuar në maksimumin misionin e kualifikimit.

Tekniku spanjoll nuk po arrin të krijojë një 11-she fikse. Ndryshimet e shpeshta në formacion nuk i pëlqejnë aspak Bixente Lizarazusë, ish-lojtarit të Bayernit, i cili me Francën fitoi Kupën e Botës dhe Europianin.

U befasova kur pashë Asension dhe Lee titullarë kundër Barcelonës! Luis Enrique ka luajtur me 39 formacione të ndryshme në 43 ndeshjet që ka drejtuar PSG-në…

Kam një pyetje për të: kështu po vendos në vështirësi kundërshtarët apo lojtarët e tu? Çfarë po bën? Ndryshimet e shumta janë specialitet i Luis Enriques, por pres më shumë rregull në skuadër në takimin e kthimit”.

PSG sfidon katalanasit e Xavit të martën (16 prill), takim që duhet fituar me çdo kusht për të mbajtur gjallë ëndrrën e fitimit të Championsit të parë në histori.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close