Xhaka vazhdon kontratën në Baselin

Taluant Xhaka ka firmosur kontratë të re me Baselin deri në vitin 2024, me mundësi vazhdimi.

Lajmi është konfirmuar nga klubi i madh zviceran.

“Jam i entuziazmuar që Taulanti ka vazhduar kontratën edhe për tri vjet. Ai është pjesë e rëndësishme e klubit”, ka thënë presidenti i klubit, Bernhard Burgener.

E gjithashtu i lumtur për këtë kontratë të re është edhe mesfushori i Kombëtares shqiptare.

“Është e vështirë ta shpreh me fjalë se sa shumë kanë rëndësi për mua ky klub, ky qytet dhe fansat e mrekullueshëm të klubit. Jam krenar të mbrojë ngjyrat e klubit”, ka thënë Xhaka.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close