Vidal zyrtarisht te Interi

Arturo Vidal është zyrtarizuar si përforcim i ri i Interit.

Mesfushori kilian ka nënshkruar kontratë për dy vjet, me opsion për të tretin.

“Arturo Vidal është zyrtarisht futbollist i ri i Interit. Mesfushori kilian transferohet në Inter në marrëveshje definitive nga Barcelona”, thuhet në njoftimin e Interit.

Vidal rikthehet në Itali me kontratë prej rreth 6 milionë euro në sezon.

Mesfushori kilian është i njohur me Serie A ku luajti me shumë sukses tek Juventus gjatë periudhës 2011-2015.

https://twitter.com/Inter/status/1308330427040649221?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1308330427040649221%7Ctwgr%5Eshare_3&ref_url=https%3A%2F%2Flajmi.net%2Fweb%2Ftweet-button

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close