Kërçovari Shaban Zenku ka vendosur ta vazhdojë karrierën në Gjermani, pas ndarjes me Struga Trim & Lum. Mesfushori i lindur në Kassel është prezantuar te KSV Hessen Kassel, skuadra e qytetit të tij të lindjes, me të cilën ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2027.

Zenku është rritur futbollistikisht te moshat e Borussia Mönchengladbach, ndërsa në nivel ndërkombëtar ka qenë pjesë e përfaqësueseve të reja të Maqedonisë së Veriut. Ai ka kaluar dy sezone te Struga Trim & Lum, ku ishte pjesë e skuadrës që fitoi titullin e dytë kampion në histori të klubit.
Mesfushori ofenziv tashmë ka debutuar me fanellën e KSV Hessen Kassel në ndeshje kontrolluese dhe synon të japë kontributin e tij në vazhdimësi me ekipin gjerman.

