Henrikh Mkhitaryan ka kompletuar transferimin te Roma. Arsenal njofton se ka arritur marrëveshje për ndërprerjen e bashkëpunimit me sulmuesin armen, i cili do t’i bashkohet Romës.

“Micki na la pas huazimit që pati në Itali. Ne kemi rënë dakord të zgjidhim kontratën e tij me pëlqim të ndërsjellë për të lejuar atë që t’i bashkohet Romës në një lëvizje të përhershme”, thuhet në njoftimin e Arsenalit.
Reprezentuesi i Armenisë ishte transferuar tek Arsenal nga Manchester United në janar të vitit 2018, në një marrëveshje që dërgoi Alexis Sanchez në ‘Old Trafford’.
“Të gjithë në Arsenal e falënderojnë Mickin për kontributin e tij në klub dhe i urojnë gjitha të mirat në të ardhmen e tij te Roma”.

