ZYRTARE | Ish-lojtari i Bashkimit vazhdon karrierën në Gjermani

Ardit Demiri ka hedhur hapin e radhës në karrierë, duke u transferuar në Gjermani te FC Süderelbe. Mesfushori 25-vjeçar u largua në dimër nga Bashkimi, ndërsa është formuar te moshat e KF Shkëndija dhe gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë edhe e Voska Sportit dhe Arsimit të Çegranit.

Demiri do të angazhohet në rolin e mesfushorit qendror/defensiv te skuadra e re, duke synuar vazhdimësi dhe stabilitet në karrierën e tij jashtë vendit. Te skuadra e re i është bërë një prezantim i bukur, derisa do të mbajë fanellën me numrin 6.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close