Zekirija Ramadani rikthehet në Kosovë, firmos me Dritën e Gjilanit 

Trajneri shkupjan Zekirija Ramadani është rikthyer në Kosovë dhe do të drejtoj skuadrën e Dritës së Gjilanit. 

Edhe pse ende nuk është zyrtarizuar asgjë, tekniku shkupjan ka arritur marrëveshje me drejtuesit e klubit nga Gjilanit, ku nga nesër pritet të filloj punën te Drita. 

Ramadani në këtë post do ta zëvendësoj teknikun grek, Akis Vavalis, i cili u largua pas 7 muajve. 

Ramadani është një nga trajnerët më të suksesshëm në histori të futbollit kosovar pasi ai ka fituar trofe me Trepçën ’89, Feronikelin e Prishtinën.

Së fundmi Ramadani ka drejtuar skuadrën tjetër gjilanase Gjilani dhe kishte një aventurë të shkurtër edhe në kampionatin arab te skuadra Ohod.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close