Koronavirusi ka prekur edhe ekipin A kombëtar të Italisë.

Është sulmuesi Stephan El Shaarawy që ka dalë pozitiv në prag të ndeshjes Itali – Holandë, raportojnë mediet italiane.
Mjeku italian, profesor Ferretti, ka folur në lidhje me situatën.
Ai ka thënë se në mëngjesin e ditës së martë, kombëtarja ka marrë rezultatet e testeve të kryera të hënën në mbrëmje, dhe një shtupë ka qenë pozitive.
Sipas tij, bëhet fjalë për Stephan El Shaarawy.

