Në mes të ditëve të festive për shkak të Krishtlindjeve, NBA vazhdoi ndeshjet e saj emocionuese, një mënyrë organizimi kjo ndryshe nga shumica e ligave të tjera sportive të cilat në këtë periudhë zgjedhin të pushojnë. Ky vijim i kampionatit i dha mundësinë dy yjeve të Real Madridit, Eduardo Camavinga dhe Vinicius Junior, të përfitonin nga pushimi i ligës spanjolle dhe të niseshin për në Los Anxhelos. Ata ishin aty për të shijuar entuziazmin e një loje NBA, dhe jo çdo lojë, por një lojë me Los Angeles Lakers.


Ndeshja që joshi Camavinga dhe Vinicius Junior në Los Angeles nuk ishte ndeshje e zakonshme. Aty përballej Lakers me Boston Celtics, një rivalitet që ka gdhendur intensitetin e tij në analet e historisë së NBA.

Në përfundim të ndeshjes, braziliani Vinicius Junior shkë-pmbeu dhe fanellat me disa prej yjeve të mbrëmjes si LeBron James, Jaylen Brown apo Anthony Davis.

