Voska fiton duelin kontrollues ndaj Novacit

Skuadra e Voska Sport ka fituar ndeshjen kontrolluese të zhvilluar sot ndaj Novacit me rezultat 2:1. 

Takimi i luajtur në stadiumin e Voskës ka folur më shumë për ekipin shqiptar, ku djemt e udhëhequr nga trajneri Seit Kreka zhvilluan një lojë të mirë dhe në fund dolën me fitore nga ky “test”. 

Kjo ishte ndeshja e tretë kontrolluese e Voskës që e zhvillon në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut. 

Ekipi i Voskës me 24 korrik do të luaj edhe një tjetër ndeshje kontrolluese, ku për kundërshtar do të ketë ekipin e Pelisterit. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close