Vojvoda tek Atalanta, gjithçka mbyllet javën e ardhshme

Transferimi i Mërgim Vojvodas tek Atalanta, duket çështje e mbyllur. Sipas La Gazzetta Delli Sport, mbrojtësi i Kosovës te skuadra italiane mund të prezantohet si lojtar i Atalantës në javën e ardhshme.

Raportohet se tashmë një marrëveshje mes dy klubeve është arritur.

Vojvoda mund të ketë ndeshjen e fundit në fanellën e Standard gjatë fundjavës, në derbin kundër Genk.

Kujtojmë se Vojvoda te Standard ishte transferuar verën e kaluar, nga Mouscron.

Te Atalanta, Vojdova do të luante në Ligën e Kampionëve sezonin tjetër.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close