(VIDEO) Qesharake në Slloveni, rregullorja e kampionatit detyron ekipin e elitës të zëvendësojë portierin pas 10 sekondash lojë

Dëshira për të promovuar lojtarët e rinj vendas, ka bërë që në shumë kampionate të vendosen rregullore të ndryshme për të detyruar aktivizimin e tyre. Por ajo që ka ndodhur në elitën e futbollit slloven këtë të shtunë, ka qenë shumë qesharake.

Në këtë kampionat ekziston një rregullore ku të gjitha skuadrat duhet të aktivizojnë të paktën një lojtar nën 21-vjeçar mes titullarëve. Ekipet në përgjithësi janë përshtatur me këtë rregull, por skuadra e Rogaska ka zgjedhur një mënyrë shumë qesharake për të “përkulur” rregullin në ndeshjen ndaj Olimpija Ljubljanës.

Portieri 17-vjeçar Zan Lober rreshtohej si titullar në sfidën në fjalë, duke shënuar debutimin e tij me ekipin e parë, që zgjati vetëm 10 sekonda. Aq iu desh një prej lojtarëve të Rogaska të rifitonte topin dhe ta fluturonte në rivënie anësore, në mënyrë që Lorber të zëvendësohej nga portieri i parë i ekipit, 29-vjeçari Ajdin Mulaliç, pasi ato sekonda në fushë duheshin vetëm për t’ia hedhur rregulloreve të kampionatit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close