(VIDEO) “Çmenduriiii” në Air Albania, Daku aktivizohet dhe dyfishon epërsinë!

Është shënuar goli i dytë në ndeshjen kualifikuese ndërmjet Kombëtares së Shqipërisë dhe Polonisë.

Kombëtarja shqiptare ka dyfishuar avantazhin 2:0 kundër Polonisë pas 45 minutave të para të lojës.

Golin e dytë për kuqezinjtë e ka realizuar sulmuesi nga Gjilani, Mirlind Daku në minutën e 63-të, pak çaste pas inkuadrimit.

GOLI I DAKUT

Ndeshja po zhvillohet në stadiumin “Air Albania” në kryeqytetin shqiptar, në Tiranë.

Tribunat e stadiumit në kryeqytetin shqiptar janë të stërmbushura me tifozë.

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Polonisë është në kuadër të Grupit E në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2024.

Në grup me Shqipërinë dhe Poloninë janë edhe Çekia, Moldavia dhe Ishujt Faroe./

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close