Vidal më shumë preferon Juventusin sesa Interin

Raportet e shumta bëjnë të ditur se Vidal dëshiron të rikthehet në Itali, duke preferuar Juventusin më shumë se Interin.

33 vjeçari është një nga lojtarët që janë pjesë e tregut të transferimeve këtë verë, me kontratën e tij që përfundon në vitin 2021, dhe është në negociata me klubin për të shkëputur kontratën me marrëveshje të dyanshme.

Conte nuk e ka mbajtur sekret dëshirën për transferimin e reprezentuesit të Kilit sezonin e kaluar.

Sidoqoftë, gazetat në Kili raportojnë se mesfushori është më i tunduar nga Juventusi sesa nga Interi, përcjell lajmi.net.

Nuk ka të bëjë vetëm me rikthimin e tij në Torino, por ai do të kishte mundësi të punonte me ish-shokun e tij të skuadrës, Andrea Pirlo, që tani drejton Juventusin./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close