Veretout i Romës zë vendin e Allan te Napoli?

Calciomercato raporton se mesfushori i Romës, Jordan Veretout, po synohet nga Napoli, përcjell lajmi.net.

Skuadra e drejtuar nga Gennaro Gatusso e dëshiron 27 vjeçarin të zëvendësojë Allan, i cili është shumë pranë transferimit në Premirligë, te Everton.

Veretout është paraqitur në 33 ndeshje në Serie A me Romën në sezonin e fundit, duke shënuar gjashtë gola.

Francezi te Roma është transferuar verën e kaluar, nga Fiorentina./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close