Trepça ’89 e njofton me humbje FC Prishtinën

Trepça ’89 ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme prej 1:0, duke e mposhtur FC Prishtinën, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e katërt të Superligës së Kosovës.

U desh të pritej deri në minutën e 82′, për golin e vetëm në këtë ndeshje.

Ishte Muharrem Jashari që nga penalltia, kaloi Trepçën ’89 në epërsi 1:0, që në fund doli të ishte goli i fitores.

Me këtë fitore, Trepça ’89 numëron 6 pikë, dhe renditet në vendin e tretë.

Në xhiron e ardhshme, Trepça ’89 luan ndaj Besës në udhëtim, ndërsa Prishtina në shtëpi pret Llapin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close