
Për herë të dytë, Belgjika e Rudi Garcias nuk gjeti mënyrë për t’i mposhtur djemtë e Blagoja Milevskit.
Pas barazimit atraktiv në Shkup me nga një gol të shënuar, sonte Maqedonia u mbështet në mbrojtje dhe në portierin e disponuar Dimitrievski, për të mbetur e pamposhtur në Gent.
Rudi Garcia, pas ndeshjes, shprehu zhgënjimin dhe frustrimin e përfaqësueses belge:
“Nuk ishte një ndeshje e keqe nga ana jonë. Luajtëm shumë mirë, na mungoi vetëm goli. Pas pjesës së parë, ku nuk ishim bindës, në pjesën e dytë u përgjigjëm shumë mirë ndaj ndryshimit të sistemit të përfaqësueses së Maqedonisë. Ata luajtën me katër në mbrojtje, ndërsa ne depërtonim më lehtë dhe kishim shumë raste. Portieri i tyre ishte i shkëlqyer dhe ai ua solli atyre një pikë. Megjithatë, gjithçka varet nga ne, jemi pas Maqedonisë, por kemi një ndeshje më pak. Nëse i fitojmë tre ndeshjet e mbetura, do të luajmë në Kampionatin Botëror”, deklaroi Rudi Garcia.
Të hënën, kur Maqedonia pret përfaqësuesen e Kazakistanit, Belgjika do të jetë mysafire në Cardiff ndaj Uellsit.