Topi i “Euro 2024” me çip, përcakton pozicionet jashtë loje dhe prekjet me dorë

UEFA vazhdon të kërkojë futboll perfekt, pa gabime, andaj po bazohet gjithnjë e më shumë te teknologjia. Në Euro 2024 do të përdoret një mikroçip brenda topit, që ndihmon në përcaktimin nëse ka pasur prekje me dorë dorë para një goli dhe gjithashtu ndihmon me vendimet për pozicionet jashtë loje.

Topi “FUSSBALLLIEBE”, që në gjermanisht do të thotë “dashuria për futbollin”, përfshin teknologjinë për herë të parë në një EURO, e cila ofron një pamje të paprecedentë të çdo elementi të lëvizjes së topit dhe kontribuon në procesin e vendimmarrjes.

Mikroçipi do të funksionojë në lidhje me teknologjinë e gjurmimit të gjymtyrëve, që lejon krijimin në kohë reale të paraqitjeve vizuale 3D të skeleteve të lojtarëve.

Këto pajisje lejojnë gjyqtarët e VAR-it të krijojnë një imazh të kompjuterizuar që tregon saktësisht se ku godet topi në trup. Pastaj është arbitri që vendos, nëse është e vullnetshme ose jo.

Korniza perfekte për pozicion jashtë loje

Kjo risi do t’u lejojë gjyqtarëve të VAR-it të identifikojnë çdo prekje individuale të topit. Në këtë mënyrë, pozicionet jashtë loje mund të analizohen në kornizën më të saktë kur bëhet pasimi për sulmuesin, si dhe duhet të zvogëlohet koha e shpenzuar për zgjidhjen e incidenteve si goditjet me dorë dhe penalltitë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close