Skuadra e Tiranës po vazhdon të jetë aktive në merkato në krye me drejtorin sportiv, Omer Bunjakun, i cili javëve të fundit është duke prezantuar prurjet e reja në skuadrën bardheblu.

Portali ‘Sportmania’ ka mësuar ekskluzivisht edhe transferimin e radhës të Tiranës.
Ai që do të vishet bardheblu është mbrojtësi kosovar, Diar Halili. 22 vjeçari do të jetë pjesë e Tiranës, pasi i njejti ka arritur akord me drejtuesit e klubit nga kryeqyteti shqiptar.
Diar Halili te Tirana kalon nga Prishtina e Kosovës, teksa më herët ka qenë pjesë e skuadrave si KF Vjosa, KF Besa, përderias një periudhë ka qenë edhe te Porto U19. /Sportmania/
