Kampionët e Superligës së Shqipërisë, Tirana kanë mposhtur në udhëtim 0-2 Dinamo Tbilisin e Gjeorgjisë.

Agustin Torassa në minutën e 45’ dhe Ernest Muci në minutën e 86’, shënuan për fitoren e Tiranës.
Në raundin tjetër, Tirana në shtëpi pret Crvena Zvezdën e Serbisë.
Ndeshja mes Tiranës dhe Crvena Zvezdës luhet mes datave 25/26 gusht.

