Skuadrës serbe të futbollit i ka mbetur edhe një hap për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian dhe ekipit të Dragan Stojkovicit do të duhet të mbeten të pamposhtur ndaj Bullgarisë për të arritur në finalet e Europianit mes skuadrave më të mira të kontinentit të vjetër.

Pavarësisht se nuk janë ende zyrtarisht në Euro, përfaqësuesit serbë, sipas mediave të tyre e ndjejn veten të kërcënuar dhe poshtëruar nga disa futbollistë shqiptarë me tyre Taulant Seferi, i lindur në Kumanovë të Maqedonisë së Veriut, pjesë kryesore tashmë e Kombëtares shqitpare. Deklarata e tij me sa duket I ka dhembur pak si shumë serbëve.
Fillimisht, ai theksoi se do të dëshironte të luante kundër Serbisë në Kampionatin Evropian, pavarësisht se ende nuk jemi të kualifikuar zyrtarisht, por nuk u ndal me kaq dhe bëri një parashikim mjaft të guximshëm.
“Dua që Serbia jetë në grupin tonë në Kampionatin Evropian që t’i mund siç duhet. Besoj se mund të arrijmë një fitore të pastër me rezultat 3-0, 4-0 ose 5-0 – tha Seferi, duke poshtëruar kështu përfaqësuesesn serbe sipas mediave të tyre.
Por po nga mendiat e tyre flitet se “Karma mund të jetë shumë e rrezikshme dhe do të shohim nëse Serbia dhe Shqipëria do të kualifikohen në Euro dhe nëse vullneti i shortit do t’i vendosë në të njëjtin grup.”
Duket se kjo deklaratë i ka nxitur edhe më tepër serbët të shpresojnë se nëse fati na përball skuadra e Dragan Stojkoviç do të ketë më shumë motivim për të arritur fitoren.
Seferi është sulmues i Vorskla nga Poltava (Ukrainë), dhe aktualisht luan për Banias në Emiratet e Bashkuara. Më parë ka qenë pjesë e Rabotniçit, Young Boys, Wallen Winterour, Xamax, Tiranës dhe Teutës.

