Sule rikthehet pas 10 muajsh: Ta sjellim Ligën e Kampionëve në shtëpi

Edhe pse vetëm një pjesë loje, Sule tregoi se ishte rikuperuar 100 % nga dëmtimi i 10 muajve më parë.

“Unë nuk kam qenë në stërvitje me skuadrën për një kohë të gjatë. Nuk ishte një periudhë e lehtë për mua, sepse nuk mendoja se do të qëndroja jashtë kaq gjatë. Pas 10 muajsh luajta ndeshjen e parë dhe ritmi im i lojës nuk është ende ai normal”, tha lojtari i kombëtares gjermane.

”Gjithsesi, ndihem shumë mirë, pasi kam punuar fort si në fushë, ashtu sikurse në palestër. Fizikisht ndihem i fortë, por akoma më mungon ritmi, zhdërvjelltësia në lojë”.

”Liga e Kampionëve? Kam investuar shumë kohë dhe djersë për të qenë pjesë e skuadrës në këtë turne të rëndësishëm. Shpresoj që të shkojmë sa më larg dhe pse jo ta sjellim trofeun në Mynih pas kaq shumë kohësh”, deklaroi ai. /Lajmi.net/ 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close