Sonte do të zhvillohet Superkupa e Europës ndërmjet Mançester Sitit dhe Seviljes. Për skuadrën e Pep Guardiolës kjo është hera e parë që luajnë në këtë finale të këtij turneu, përderisa nga ana tjetër, Sevilja do të luftojë për herë të 7-të për këtë trofe. Pep Guardiola si trajner, Superkupën e ka të fituar dy herë me Barcelonën. Të dyja ekipet për këtë finale kanë mungesa në taboret e tyre. Marsao dhe Nianzou janë të dëmtuar dhe Fernardo nuk do të mund të luajë për Seviljen, përderisa te Siti do të mungojnë, Dias, Silva dhe De Brujne. Ndeshja finale e Superkupës e Europës ndërmjet Mançester Sitit dhe Seviljes do të luhet sonte në Athinë, duke nisur nga ora 21:00.


