Është mbrojtësi i majtë, Leart Paqarada, i cili është liruar nga St Pauli për ndeshjen e parë kundër Moldavisë, që më 3 shtator luhet në Parma, përcjell lajmi.net.

Por, Paqarada, nuk do të jetë pjesë e Kosovës për ndeshjen tjetër, kundër Greqisë, që luhet më 6 shtator në ‘Fadil Vokrri’.
Gjithë këto refuzime të klubeve, vijnë shkaku i situatës me COVID-19 te Kosova.
Ndaj Greqisë do të mungojnë edhe Milot Rashica, Benjamin Kololli, Lirim Kastrati, Hekuran Kryeziu, Idriz Voca dhe Florian Loshaj./Lajmi.net/

