Federata e Futbollit të Maqedonisë pak më parë konfirmoi njoftimin nga UEFA se stadiumi “Burimet e Biljanës” në Ohër do të jetë nikoqir i ndeshjes së play-off-it ndërmjet Struga Trim Lum dhe Breidablik nga Islanda për kualifikim në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Për shkak të këtij vendimi, komisioni i garave të FFM-së është i detyruar të shtyjë ndeshjen nga raundi i dytë i Ligës së Dytë ndërmjet Ohrit Lihnidos dhe Karaormanit për më 30 gusht. Vendimi është marrë për të krijuar të gjitha kushtet e nevojshme në stadium për organizimin e një ndeshje të kompeticionit të UEFA-s dhe këtu prioritet është mbrojtja e fushës së stadiumit në Ohër.

