Shtyhet ndeshja AEK – Dinamo Zagreb pas vrasjes së 29-vjeçarit nga huliganët kroatë!

Ndeshja e AEK-ut ndaj Dinamos së Zagrebit është shtyrë, pas ngjarjeve tragjike të ndodhura mbrëmjen e së hënës në “OPAP Arena”, ku humbi jetën një tifoz 29-vjeçar i verdhezinjve.

Kujtohet se tifozët e kampionëve kroatë kanë ardhur të organizuar nga Zagrebi dhe në New Philadelphia dhe sheshin jashtë stadiumit janë përplasur me tifozët grekë, duke shkaktuar dëme.

Në mbledhjen e sigurisë që u zhvillua sot në stadiumin e AEK-ut, drejtuesit e kampionëve grekë akuzuan si përgjegjës si Dinamon e Zagrebit ashtu edhe Policinë greke, pasi mendojnë se të dyja palët mund të kishin bërë më shumë për të parandaluar atë që ndodhi natën e së hënës.

UEFA pritet të publikojë një njoftim për shtyrjen e ndeshjes dhe ndoshta do të shpallë datën e re të saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close