Shqipëria cakton miqësore me Gjibraltarin

Kombëtarja e Shqipërisë do të zhvillojë një miqësore me Gjibraltarin më 11 nëntor të këtij viti.

Në njoftimin e FSHF-së saktësohet që, sipas marrëveshjes së arritur mes dy federatave, ndeshja do to zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena” dhe do të startojë në ora 19:00. Kjo do të jetë hera e parë që Shqipëria do të përballet me Gjibraltarin, teksa më 7 tetor të këtij viti Kombëtarja Shqiptare do të luajë edhe një miqësore tjetër ndaj Armenisë, ndeshje që do të zhvillohet në transfertë.

Pas takimit me Gjibraltarin në muajin nëntor, kuqezinjtë do të zhvillojnë edhe dy ndeshje zyrtare të vlefshme për Ligën e Kombeve, ndaj Kazakistanit më 15 nëntor dhe ndaj Bjellorusisë më 18 nëntor, që të dyja në shtëpi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close