Shkëndija nesër ndaj Tikveshit luan ndeshjen e dytë të sezonit

Shkëndija do të zhvillojë ndeshjen e dytë të sezonit të ri në xhiron e tretë, pasi dueli i fundjavës së shkuar me Strugën u shty shkaku i paraqitjeve evropiane të ekipit strugan. 

Tikveshi i Kavadarit është rival i kuqezinjëve në një duel ku synojnë të vazhdojnë atë që nisën dy javë më parë në Ohër kur hapën sezonin me fitore (1:0) ndaj Voska Sport. 

Mungesën e ndeshjes fundjavën e shkuar e kuqezinjtë e kompensuan me miqësore me Dinamon e Ferizajit (2:0) dhe gjatë këtyre ditëve kanë punuar për të qenë në lartësinë e duhur në takimin e nesërm në Kavadar. 

Tikveshi ka start të shkëlqyeshëm të sezonit të ri dhe me dy fitore në dy ndeshje renditet në vendin e parë me 6 pikë maksimale. Fitores 1:0 ndaj Makedonija Gj.P. në xhiron e parë javën e shkuar i shtuan triumf 3:0 në fushë të Gostivarit dhe pas dy sfidave të para kanë goldiferencë 4-0. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close