Shkëndija me disa probleme para duelit me FC Noah 

Shkëndija e Tetovës do të përballet me FC Noah sonte në kuadër të xhiros së parë eliminatore në Ligën e Konferencës. Por, kuqezinjtë ose konkretisht trajneri Jeton Beqiri ka pak “kokëdhimbje” para këtij dueli shumë të rëndësishëm europian sa i përket formacionit. 

Nga faqja zyrtare e KF Shkëndija kanë njoftuar se Zija Merxhani ka pësuar një dëmtim dy ditë para ndeshjes në seancën stërvitore në Stamboll dhe mbetet në dyshim, derisa në mbikqyrje nga ekipi mjekësor para ndeshjes do të vendoset nëse do të jenë në formacion Ennur Totre që ishte me viroz dhe Kamer Qaka që kishte zgjatje muskulore, por që të dy janë kthyer në stërvitje, teksa paraprakisht disa ditë ishin jashta procesit te ekipit kuqezi. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close