Vetëm 6 ditë para startit të sezonit të ri, Shkëndija ka prezantuar edhe një futbollistë të ri. Bëhet fjalë për kroatin Antonio Paviç, i cili te Shkëndija vjen nga rradhët e skuadrës boshnjake të Zheleznjiçar, ndërsa me kuqezinjtë ka firmosur kontratë një vjeçare me opsion vazhdimi edhe një vit tjetër nëse palet mbeten të kënaqura.

Ndryshe bëhet fjalë për një futbollistë 25-vjeçar që luan në krahun e majtë të mbrojtjes, dhe që shihet si një zëvendësues ideal për Gledi Micin e larguar.
Ndryshe Paviç, karrierën e tij e kishte nisur në vendlindje te skuadra e Osijekut, për tu transferuar më pas në Slloveni te Koperi, ndërkohë në Kroaci gjithashtu kishte luajtur edhe me Istra, nga e cila skuadër verën e vitit 2018-të ishte transferuar në kampionatin boshnjak te skuadra e Zheleznjiçarit.

