Serie A ka përcaktuar kalendarin e plotë për sezonin e ri.

Kampioni Juventus do ta nisë edicionin e radhës me ballafaqimin kundër Sampdorias, transmeton lajmi.net.
Duele të mëdha parashihen në 4-5 xhirot e para ku shumica prej skuadrave rivale për kreun e tabelës do të takohen mes vete. Juventus – Inter apo “Derby D’Italia” do të zhvillohet në xhiron e parafundit.
Sezoni i ri në Serie A do të fillojë më 20 shtator. /Lajmi.net/


