Seria A, përzgjedh sulmuesin Oliver Giroud në 11-shin e javës si “portier”!

Performanca historike e Olivier Giroud kundër Genoas si portier, është ende e fortë. Francezi e shpëtoi Milanin me një përballje, në të cilën integriteti i tij fizik ishte në rrezik. “Kam disa goditje”, rrëfeu ai pasi mbërriti në Francë për këtë pushim të FIFA-s. 

Gjithçka ishte për të ruajtur fitoren 1-0 që Milani kishte arritur në Genoa dhe që ishte në rrezik pas dëbimit të Maignan, portierit të tyre. Olivier Giroud-it iu desh të vishte dorezat e ‘gardianit’ kuqezi.

Serie A, nga ana e saj, e ka vlerësuar performancën e Giroud-it… duke e përzgjedhur atë në 11-shen ideale për javën e 8-të, si portier! Francezi shkëlqeu, natyrisht, nën shtylla. Një situatë surreale që vazhdon të lërë momente ikonike brenda ‘Calcio’.

Seria A, përzgjedh sulmuesin Oliver Giroud në 11-shin e javës...

Vlen të kujtojmë se Milani e ka përfshirë në uebsajt edhe Giroud-in në pozicionin e portierit dhe me numrin ‘9’. Përveç kësaj, ata nxorën në shitje bluzat e portierit me numrin e sulmuesit.

“Nuk e kisha përjetuar kurrë këtë moment, jam shumë krenar për skuadrën. Kam bërë një pritje të madhe, por kam qenë edhe shumë me fat dhe falenderoj traversën… Luftuam si luanë dhe jam i lumtur me fitoren”,- deklaroi francezi pas ndeshjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close