Tenistja amerikane Serena Villiams është tërhequr nga turneu “Frenç Open” para meçit të raundit të dytë kundër Cvetana Pironkova për shkak të një dëmtimi në thembër. Amerikanja në një konferencë për shtyp tha se nuk ndihet mirë dhe se është duke bërë të pëmundurën për të ecur. “Pas një nxemje të shkurtër që pata, bisedova me trajnerin tim dhe vendosëm që gjëja më e mirë është të tërhiqem.Jam duke luftuar për të ecur, kam dhimbje”, ka thënë Villiams. Gjithesi 39 vjeçarja duhet të presë ende për të barazuar rekordin e australianes Margaret Kourt e cila gjatë karrierës ka fituar 24 tituj grend slem.


