Kampionati i Ligës sē Parë në Danimarkë këtë fundjavë ka sjell përballë dy futbollistët e Maqedonisë së Veriut, Sefer Eminin dhe Ferhan Hasanin. Ky i fundit ishte nikoqir me suadrën e tij Helsingor në duelin e xhiros së 10-të ndaj Sonderyjeske aty ku luan Emini.

23 vjeçari arriti të del fitues me ekipin e tij ndaj skuadrës së “Bubës”, duke triumfuar në këtë transfertë me rezultat 4:3.
Pikërisht Sefer Emini ishte që hapi serinë e golave në këtë ndeshje, duke gjetur rrjetën në minutën e 7-të. Ndërkohë Ferhan Hasani shënoi golin e dytë për skuadrën e tij, duke ngritur epërsinë përkohësisht në 2:1 në minutën e 47-të. Por, deri në fund Sonderyjeske shënoi edhe tre gola tjerë dhe dolën me tre pikë nga ky duel.

