Savic largohet nga Atletico pas 9 sezoneve, do të bëhet shok skuadre me Enis Bardhin

Stevan Savic është gati të fluturojë për në Turqi. Ish-mbrojtësi i Fiorentinës, i lindur në vitin 1991, ka vendosur të largohet nga Atletico Madrid dhe të nënshkruajë me Trabzonsporin, aty ku luan edhe kapiteni i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi.

Mbrojtësi malazez tani ishte jashtë projektit teknik të trajnerit Simeone dhe bardhekuqtë, pas nëntë sezonesh së bashku, prandaj nuk e penguan lamtumirën e tij.

Savic, transmeton Relevo, ka pranuar propozimin e paraqitur nga klubi turk, me të cilin do të nënshkruajë kontratë për tre vitet e ardhshme, pasi të ketë kryer kontrollet mjekësore si zakonisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close