Sabit Bilali gjen klub, transferohet te Rabotniçki

Mesfushori Sabit Bilali ka gjetur skuadër të re. ‘Sportmania’ mëson ekskluzivisht se Bilali do të vesh fanellën ekipit të Rabotniçkit. Skuadra nga kryeqyteti dhe futbollisti tetovar kanë gjetur gjuhë të përbashkët dhe kanë arritur një marrëveshje.

Bilali pritet të zyrtarizohet te “romantikët” ditëve në vijim.

Tetovari së fundmi ishte pjesë e skuadrës së Partizanit në Superligën e Shqipërisë, ndërsa më herët ka luajtur për Shkëndijën e Tetovës, Shkupin, Makedonija Gjorçe Petrovin dhe Gostivarin në vendin tonë.

Ai gjithashtu ka pasur edhe një eksperiencë jashtë vendit ku ka qenë pjesë e Luckenëalde si dhe e ekipit U19 të Dinamo Zagrebit në Kroaci. /Sportmania/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close