Ndeshja miqësore ndërmjet BC Dinamo Odessa dhe BC Ternopil në Ukrainë, nuk ka qenë aspak miqësore. Në fakt, dy skuadrat janë përfshirë në një përleshje masive fizike, ndërsa e gjithë ngjarja është xhiruar nga kamerat.

Njëri nga lojtarët e Odessas mori një goditje në kokë nga një basketbollist kundërshtar dhe tij i doli në mbrojtje një basketbollist amerikan dhe këtu nisi e gjitha.
Disa nga lojtarët u përpoqën ta qetësonin situatën, megjithatë kishte të tillë që nuk hiqnin dorë nga zgjidhja me dhunë.
Ndërsa në një moment, e gjitha skuadra e Ternopilit shihej duke vrapuar pas një basketbollisti të Odessas, i cili ikte nëpër palestër.

