Premiership i Skocisë, ka qenë në mesin e ligave që kishte vendosur të përfundonte sezonin e kaluar para kohe, shkaku i COVID-19, dhe kjo ka bërë që ata të jenë në mesin e shteteve të para që startojnë me edicionin e ri.

Ndeshja hapëse ka qenë ajo mes Aberdeen dhe Rangers, e fituar nga këta të fundit me rezultat 0-1.
Ryan Kent në minutën e 21’ shënoi golin e vetëm të këtij takimi, duke përcaktuar edhe fituesin.
Kujtojmë se Rangers kanë për trajner legjendën e Liverpool, Steven Gerrard.

