Qatar Sports Investments (QSI), e cila ka në pronësi klubin e PSG-së. është bërë me bashkëpronar.

Klubi francez ka bërë të ditur se firma amerikane e investimeve Arctos Partners ka blerë një pakicë të aksioneve në klubin që është në pronësi të Katarit.
Sipas raportimeve, Arcatos ka blerë 12.5 për qind të aksioneve të klubit, i cili ka një vlerë totale prej 4.25 miliardë eurosh (4.58 miliardë dollarë), duke e çuar investimin e Arctos në 530 milionë euro.
Katari (QSI) u bë pronari i vetëm i ekipit parizian në vitin 2011 kur bleu PSG-në për një shumë prej 70 milionë eurove, ndërsa tani klubi ka vlerë 4.25 miliardë euro.

