Mesfushori spanjoll Rodri ka fituar për herë të parë në karrierë e tij çmimin më të madh për futbollistë ‘Topin e Artë’. Ylli i Man. Sitit ka marrë shumë urime nga e gjithë bota, por njëri ishte i veçantë. Gavi reagoi shpejt për rezultatet e Topit të Artë duke e uruar Rodri për fitoren. Ai ndau një histori në Instagram, duke thënë: “Urime miku im! E merituar!”


Postimi i Gavi mori shumë vëmendje pasi Vinicius Jr i tha mesfushorit të Barcelonës në “El Clasico” se të hënën do të shkoj për ta fituar ‘Topin e Artë’.
Ndërsa ndeshja po i afrohej fundit, Gavi i kujtoi Vinicius humbjen 4-0 të Real Madridit. Në përgjigje, Vinicius tha me besim: “Po, po, por të hënën do të shkoj për Topin e Artë”.
Gavi dhe Vini Jr ka disa vite që kanë krijuar një rivalitet të madh mes vete.

