Ashtu si pritej, pa vështirësi dhe shumë mund Shkëndija kalon në 1/8 e finales së Kupës së Maqedonisë, duke mundur me rezultat 5:0 Jeni Maale, skuadër që garon në Ligën Komunale të Manastirit. Latifi (15’), Kërstevski (28’), Kocev (38’), Bamba (44’) dhe Shefiti (85’) shënuan golat për kuqezinjtë që u pritën me shumë entuziazëm nga Jeni Maale, e që ndaj tetovarëve zhvilluan ndeshjen më të rëndësishme në historinë e tyre modeste. Pas ndeshjes për Shkëndija Channel foli portieri Ferat Ramani.

…ndeshja…
Ferat Ramani: “Ne thjesht kemi bërë detyrën tonë në këtë ndeshje, duke realizuar kërkesat e trajnerit. Përballë kishim ekip modest, me futbollistë në moshë, por për ne ishte kënaqësi, atmosfera ishte e mirë dhe pritje shumë e ngrohtë nga vendasit. Tani ne presim shortin për rivalin në 1/8 e finales, derisa vëmendjen kthejmë ka ndeshja e të dielës me Voskën.”
…shansi për të rinjtë…
Ferat Ramani: “Qëllimi ynë ishte të dalim në pjesën e parë për të dhënë maksimumin dhe të shënonin më shumë gola, që në vazhdim tu jepej shansi për lojë më të rinjëve. Kjo ndodhi dhe tani kthejmë vëmendjen për tu përgatitur për ndeshjen e ardhshme.”
…rival modest…
Ferat Ramani: “E vërtetë, ndeshje pak problematike në aspekt të kujdesit që duhej të kishim për të shmangur ndonjë lëndim eventual qoftë te ne apo te rivali, shkaku i diferencave të mëdha në cilësi, përgatitje fizike, shpejtësi e kondicion. Mirëpo ishte kënaqësi të luanim këtë ndeshje sepse na pritën shumë mirë, atmosfera vërtet ishte e mirë. Ju uroj gjitha të mirat si ekip, një skuadër modeste për nivelin ku luajnë, shpresoj të ngjiten një kategori më lartë. Realisht kur shihnim se sa të kënaqur ishin që luajnë ndaj neve, u ndjemë mirë. Na uruan fitoren me kënaqësi, ishte ndeshje historike për ta, një duel super si që e thonin vendasit, për ne ishte shumë e lehtë.”

