Pochettino kërkon aventurë të re – rihap derën për Barcelonën

Tashmë si i papunë, Pochettino duket se ka filluar të mërzitet dhe po shikon për një punë të re.

Trajneri argjentinas, i cili dikur deklaronte se kurrë nuk do ta drejtonte Barcelonën, ka thënë së fundmi se të ardhmes nuk i dihet kurrë.

“Më mirë punoj në fermë në Argjentinë, sesa drejtoj Barcelonën”, thoshte Pochettino dikur.

Por, ai ka shpjeguar gjithçka së fundmi, duke thënë madje se nuk i dihet të ardhmes së çfarë mund të sjell.

“Duhet ta shpjegoj. Isha në Barcelonë atë vit dhe takova Bartomeun në një lokal. Përshëndetëm njëri tjetrin pasi dërgonim fëmijët në shkollën e njëjtë dhe ne flisnim për pesë minuta. Ajo lëshoi alarmin, pasi kishte shumë skuadra të tjera që më donin”, ka thënë Pochettino, transmeton lajmi.net.

“Kur mediet më pyetën, unë doja ta rrëzoja drastikisht. Nuk doja të tregoja mosrespekt për Barcelonën. Mund t’i shohësh gjërat ndryshe. Espanyol bëri emër për mua, por unë nuk jam arrogant të lëshojë aso deklaratash”, shtoi argjentinasi.

“Ndoshta tani nuk do ta bëja, sepse jetës asnjëherë nuk i dihet se çfarë sjell”, ishin fjalët e ish trajnerit të Tottenham.

Pochettino është i papunë që nga muaji nëntor, kur asokohe shkarkohej nga posti i trajnerit të Tottenham. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close