FC Shkupi ka rikthyer në skuadër ish-mbrojtësin e kombëtares së Ruandës, Abdul Rwatubyaye, i cili ngjyrat e klubit tonë i mbronte nga janari i vitit 2021, deri gushtin e vitit 2022.
Futbollisti shtatlartë nga Ruanda me ekipin nga Çairi pati regjistruar 33 paraqitje, duke shënuar 4 gola dhe shtoi edhe 2 asistime. Karrierën profesioniste e ka nisur në vitin 2012-të në vendlindje, ndërsa nga viti 2019 ishte pjesë e futbollit profesional në Amerikë, duke luajtur te Kanzas dhe Kolorado Rapids, ndërsa në gjithashtu k luajtur edhe me Colorado Springs Switchbacks FC.
Ndërkohë, bardhekaltërit kanë prezantuar edhe një futbollist tjetër gjatë ditës së sotme. Bëhet fjalë për një sulmues krahu, Victor Damasceno De Oliveira i cili karrierën e tij e ka nisur dhe zhvilluar pikërisht në vendlindjen e tij, në Brazil, por së fundmi aventura e tij kishte vazhduar në Evropë, konkretisht në kampionatin suedez me ekipin e Vasalunds IF. De Oliveria në Brazil ka lujatur për ekipet si Flamengo-SP, Red Bull, Monte Azul, Bragantino B dhe Ji-Paraná.
De Oliveira me ekipin e Vasalunds ka regjistruar 14 paraqitje duke shënuar dy gola. Braziliani me Shkupin ka firmosur kontratë dy vjeçare.