Pas Southgate, një tjetër trajner largohet nga Kombëtarja pasi dështoi në Euro 2024 

Trajneri, Kasper Hjulmand është larguar përfundimisht nga Kombëtarja e Danimarkës.

Hjulmandi arriti ta kualifikonte Danimarkën deri në fazën 1/16 së finales në Euron 2024, por me rezultate negative në grupe – ku mori tri barazime ndaj Sllovenisë, Serbisë dhe Anglisë, shkruan Indeksonline

Në fazën eliminim/direkt, Danimarka u mposht 2:0 ndaj Gjermanisë, e cila ishte nikoqire e Euros 2024.

Rolin si trajner te Danimarka deri në fund të këtij viti e ka marrë asistenti, Morten Weighorst.

Kujtojmë se Danimarka në shtator rikthehet në aksion në UEFA Nations League, ku i luan dy ndeshje, ndaj Zvicrës (5 shtator) dhe ndaj Serbisë (8 shtator).

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close