Ai thotë se para derës së shtëpisë e prisnin Azizi (6 vjeç) dhe Leena (10 vjeç), kur ai u kthye nga puna, dhe u desh të largohej menjëherë. Klienti, Ayman (40 vjeç) është në radhë para një prej arkave me fanela të madhësisë për “fëmijë” dhe arsyeja e pranisë së tij nuk vihet në dyshim.

Pothuajse të gjithë klientët që janë në dyqanin zyrtar të Al-Hilal, në perëndim të kryeqytetit saudit, kanë ardhur për një fanelë shumë të veçantë: atë të Neymar, mbërritjen e të cilit klubi i Riadit e njoftoi zyrtarisht të martën, në orët e hershme të mbrëmjes.
“Djali im ndoqi çdo ditë lajmet e transferimit të tij në rrjetet sociale”,- vijon Ayman. Mezi presim ta shohim në fushë dhe shpresojmë se do të shpëtojë nga dëmtimi”.
Më shumë se 10.000 fanela të shitura në shtatë orë
Sapo klubi njoftoi për ish-parizienin, i cili do të prezantohet mbrëmjen e së shtunës në stadium, me ngjyrat e reja në rrjetet e tij sociale, “Al-Hilal Store” përjetoi turma të jashtëzakonshme gjatë gjithë mbrëmjes. Dhe kjo furi sigurisht që do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.
“Ishte hera e parë që e shoh këtë”,- thotë një nga punonjësit. Dyqani ishte gjithmonë plot deri në orën e mbylljes, rreth mesnatës. Menaxheri refuzon të japë shifra, por një punonjës tjetër shpjegon se shitjet online të fanelës me numrin 10, në aplikacionin komercial të klubit, arritën në 10.000 copë në shtatë orë, pas zyrtarizimit të transferimit të tij nga klubi.

“Sapo bleva të fundit që ishte në madhësinë time”
Mohammed, i cili udhëtoi 700 km për të blerë këtë fanelë. Madje disa udhëtuan shumë për të gjetur ‘veprën e famshme’, të ekspozuar me 259 rial (63 euro) në rafte. Gati 700 km, vajtje-ardhje, për Mohammedin (30) dhe gruan e tij Manar (25), të ardhur nga provinca e Al-Qassim, në zemër të vendit. “Sapo bleva të fundit që ishte në madhësinë time,”- shpjegon Mohammed. – “Nëse do të më kishit thënë për Neymar në Al-Hilal vitin e kaluar, sinqerisht, do të kisha shpërthyer së qeshuri. Por tani shpresoj që yje të tjerë të vazhdojnë të vijnë në kampionatin tonë”.
Nga ana e tij, Ahmedi (40) pret me… katër fanela “Ney” në dorë. “Për dy djemtë dhe dy vajzat e mia,” buzëqesh ai. – “Fëmijët e mi më çmendën mbrëmë kur panë në Tiktok se transferimi ishte zyrtar. Dhe sot pasdite më bënë të lë punën për të ardhur në dyqan. Vetë, ende nuk mund ta besoj se ai do të luajë për ne”.

