Nuk ka fitues në Tetovë, Shkëndija dhe Shkupi ndahen me barazim

Nuk ka fitues në derbin në Tetovë. Shkëndija dhe Shkupi ndahen me barazim pa gola në xhiron e gjashtë të Ligës së Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut.

As pjesa e parë e as e dyta nuk prodhuan lojë të mirë dhe gola, me Ramanin që kishte rast të mirë për Shkupin në pjesën e parë, ndërsa në të dytën Mevlan Adili pati një goditje të fortë, por që përfundoi mbi portë.

Deri në fund nuk kishte ndryshim në rezultat dhe ndeshja u mbyll me barazim 0:0 dhe me nga një pikë për të dyja ekipet. 

Ndërkohë në ndeshjet tjera, Gostivari u mund sërish, duke pësuar humbje në shtëpi nga Sileksi me rezultat 1:2, ndërsa Voska Sport triumfoi me shifra 2:0 ndaj Bregallnicës së Shtipit. 

Në dy takimet tjera, Vardari mundi Makedonija Gjorce Petrovit 2:1, ndërkohë në Strumicë, Brera dhe Rabotniçki u ndanë me barazim 0:0.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close