Në dy vjetorin e rënies së Afrim Bunjakut, huliganët e Zvezdës shfaqin koreografi për terroristin e Banjskës 

E mërkura mbrëma ishte e rezervuar për ndeshjet e futbollit në kuadër të Ligës së Evropës.

Në mesin e përballjeve është edhe ajo mes Cërvena Zvdezdës dhe Celticut që u zhvillua në Beograd.

Me të filluar pjesa e dytë e ndeshjes, tifozët huliganë të ekipit serb, të njohur si “Delije”, kanë shfaqur një koreografi skandaloze.

Ajo iu kushtua terroristit të vrarë në aksionin e Banjskës më 24 shtator të vitit 2023, Stefan Nedelkoviq.

Sipas mediave serbe, Nedelkoviq ka qenë pjesë e këtij grupi huliganësh.

Veç kësaj koreografie skandaloze, në stadium është dëgjuar edhe një këngë nacionaliste serbe “Oj, Kosovo, Kosovo…”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close