Ndodh në Slloveni, debuton portieri 17-vjeçar, pas një minute trajneri e nxjerr nga loja

Një klub slloven ka marrë vëmendjen ndërkombëtare për një rast të rrallë në futboll. NK Rogaska i dha mundësinë për debutim 17 vjeçarit, Zan Lorber.

Por vetëm një minut më pas, trajneri e nxori nga loja.

Zëvendësimi nuk ishte për shkak të një gabimi të Lorber.

Federata Sllovene e Futbollit në rregullat e reja ka vendosur që në secilin ekip duhet të luajë të paktën një lojtar nën 21 vjeç.

Rregulli nuk parashikon se sa kohë duhet të qëndrojë ai lojtar në fushë.

VIDEO

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close