“Mundo Deportivo”: Osasuna dëshiron ta merr Enis Bardhin nga Trabzonspori 

Trajneri i Osasunas, Hagoba Arasate, ka kërkuar personalisht nga drejtuesit e skuadrës që të shqyrtojnë mundësinë e sjelljes së reprezentuesit të vendit tonë, Enis Bardhi në radhët e tyre. Gazeta Mundo Deportivo raporton se trajneri i Osasuma-s i ka vënë syrin Bardhit, i cili beson se do të përshtatet shpejt në skuadrën e tij, pasi ka përvojë të madhe në La Liga ku më herët ka luajtur për Levanten.

Osasuna ka kryesi të re dhe janë duke bërë përpjekje për të sjell përforcime cilësore këtë verë. 

Bardhi ishte pjesë e La Ligës me Levanten për 5 sezone, ndërsa në sezonin e fundit si pjesë e Trabzonsporit, shënoi 7 gola në 42 ndeshje.

Gjithashtu nga Spanja, të interesuar për shërbimet e Bardhit janë të interesuar edhe Valencia dhe Girona.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close