Mujdin Ismaili, zgjidhet kryetar i ri i LFK Tetovë

Lidhja e futbollit të Komunës së Tetovës ka zhvilluar Kuvend të Jashtëzakonshëm zgjedhor, në të cilën ëshë zgjedhur kryetari i ri, anëtarët e Këshillit Drejtues dhe katër delegatët e lidhjes për Kuvendin e Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut. Mujdin Ismaili është zgjedhur kryetar i ri LFK Tetovë, duke zëvendësuar në këtë post Fisnik Isenin. Me 44 vota maksimale nga 44 delegatë të pranishëm dhe me votim të hapur, Ismaili unanimisht mori besimin për të drejtuar lidhjen në 2 vitet e ardhshme. Këshilli Drejtues i LFK Tetovë për 2 vitet e ardhshme do të përbëhet nga: Fisnik Hiseni, Mujdin Ismaili, Isa Emurli, Sulejman Ibishi, Safet Miftari, Fatmir Sallai, Jovica Ilievski, Dragolub Jovanovski dhe Mensur Kadriu. Ndërkohë katër delegatët për Kuvendin Qendror të FFM-së janë votuar, Mujdin Ismaili, Fisnik Hiseni, Jovica Ilievski dhe Dritan Musliu. Vlen të ceket, se për herë të parë pas shumë viteve Kuvendi u zhvillua në frymë shumë korrekte, pa asnjë problem apo parregullsi, me prani të përfaqësuesve të FFM-së si dhe me mbështetje maksimale të kryetarit në largim, Fisnik Isenit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close